Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj ka bërë të ditur rezultatin e auditimit 2-vjeçar në sektorin e mjedisit.
Nga gjetjet rezulton se ka pamjaftueshmëri të veprimit nga ana e qeverisë ndërsa shkatërrimi i mejdisit në Shqipëri mund të hetë në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve shqiptarë, por edhe për integrimin e vendit në BE.
Leskaj: Ne kemi konkluduar nga ky auditim se shkatërrimi i parqeve natyrore, ndotja e ujërave të lumenjve dhe deteve, ndotja e tokës, zhdukja e pyjeve dhe zhdukja e shpejtë e biodiversitetit dhe ekosistemeve mund të jenë të pakthyeshme, nëse vazhdohet me ritmin aktual dhe mund të rezultojë në një rrezik serioz për jetën e shqiptarëve në terma afatgjatë si dhe një pengesë në integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në strukturat europiane.
Sa i përket trajtimit të mbetjeve në vend KLSH konstaton se ka përmirësime minimale dhe madje shpesh herë edhe përkeqësim.
Leskaj: Konstatuam se megjithëse nga ana strukturore, mjedisi në Shqipëri ka institucione të mirëorganizuara kemi me dhjetëra hot-spote vende me ndotje të lartë të dokumentuara dhe të padokumentuara, të trashëguar nga sistemi diktatorial i mëparshëm si dhe me dhjetëra hot-spote ambinete me ndotje të lartë për probleme të tjera mjedisore të krijuara nga industritë ndotëse në këto 20 vitet e fundit.
Këto të dhënë u prezantuan në një aktivitet me temë “Auditimi mjedisor” në të cilin morën pjesë përfaqësues nga 27 institucione auditi nga një sërë vendesh.