“Realizmi Socialist Shqiptar” në një album të Galerisë Kombëtare

0
2716

Arti i Realizmit Socialist pas rënies së komunizmit ka qenë në tehun e kritikës, herë për mohimin e vlerave dhe herë për mbivlerësimin.  Për të hedhur dritë mbi debatet, Galeria Kombëtare e Arteve boton një album studimor mbi femomenin e Realizmit Socialist.

Drejtori i Galerisë Kombëtare, Artan Shabani, u shpreh se botimi i albumit “Realizmi Socialist Shqiptar” është synuar që në fillimet e punës drejtuese. Autor i librit Ermir Hoxha, foli për rrugën që ka kaluar arti nën diktaturën komuniste, duke e konsideruar titanike përballjen e artistëve me pushtetin.

Gazmend Leka, edhe pse vetë është një piktor modern, thotë disa argumente që i sheshojnë debatet për vlerat e artit të realizmit socialist. Ishin të pranishëm edhe artistët e mëdhenj si Zef Shoshi, Skënder Kamberi e Muntaz Dhrami.

Zef Shoshi, piktori më i gjykuar nga opinioni për veprat për Enver Hoxhën shprehet për Report TV se nuk e ka pasur të lehtë jetën pas rënies së diktaturës. Artistët e njohur kanë shprehur falenderimin për daljen në dritë të veprave nga bodrumet e fondit të Galerisë Kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here