Nxenesit dhe mesuesit e shkolles artistike “Prenke Jakova” kane organizuar paraditen e sotme nje koncert artistik me rastin e 14 vjetorit te lumturimit te shenjtores Nene Tereza. Te pranishem ishin drejtues te shkolles, nxenes, prinder si dhe figura te shquara te qytetit te Shkodres.
Çdo 19 tetor, veçanërisht Shqipëria dhe India, kujtojnë përvjetorin e lumturimit të Nënës Terezë, Gonxhe Bojaxhiut, e cila nuk është vetëm festë liturgjike, por Festa Kombëtare e Saj.
Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.
Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Në vitin 2003 aeroportit të Tiranës, iu dha emir “ Nënë Tereze”, ndërsa në hyrje të aeroportit u inaugurua edhe busti i saj.
Nënë Tereza ka lindur në Shkup me 26 gusht 1910 në një familje kosovare dhe kur ishte 18 vjeçe u bë kandidate e Motrave të Loretos, të cilët kryenin misione humanitare në Indi. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Ajo vdiq ne 5 shtator 1997 ne Kalkuta të Indisë.
Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tiranë, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende.
Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën.
19 tetori, dita e lumturimit të Nënë Terezës është shpallur festë kombëtare në Shqipëri. Nënë Tereza prehet në selinë e Urdhrit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta.