Tenderi abuziv – HEC-i i Vau Dejës, Myftaraj: Një kuzhinetë me çmimin e një turbine

0
2669

Në emisionin ‘Ju flet Moska’ Kastriot Myftaraj ka denoncuar një skandal të vërtetë abuzimi me tenderat për rehabilitmin e situatës në Vaun e Dejës.

Sipas Myftaraj për zëvëndësimin e kuzhinietave janë shpenzuar miliona euro

“Është fjala për një tender që është bërë në KESH. Një tender me titull: Rehabilitimi me rinovim teknologjik i kuzhinetave mbështetëse të pesë agregatëve në Hidrocentralin Vau i Dejës.

Teleshikuesit duhet të dinë se bëhet fjalë për rinovimin e kuzhinetave të turbinave. HEC-i Vaut të Dejës ka 5 turbina. Është fjala për një histori, ku rrota shitet më shumë se makina.

Kuzhinetat janë një pjesë e turbinës.Tenderi është bërë në 1 qershor 2017 nga KESH me fondin 10.5 mln euro pa TVSH”.

Myftaraj në emisionin e tij nënvizoi se vetë tenderi është realizuar me procedurë të dyshimtë me diferencë 3 milionë euro.

“Tenderin pas një procedure të dyshimte e fiton kompania gjermane Voith Hydro gmbh, e cila e fiton tenderin duke bërë si ofertë një shumë prej 8 mln e 862 565 euro. Ndërkohë kompania amerikane jep si vlerë 5 mln e 775 000 pa tvsh.Fituesi shpallet kompania me ofertën më të lartë”.

Sipas Myftaraj ka qenë Agron Hetoja që ka lejuar parregullsi në procedurat e kompanive.

“Personi kyç në këtë aferë është një njeri shumë i çuditshëm. Është zoti Mehmet Krasniqi, që nuk i gjendet as fotografia dhe as CV, është nga Kosova. Është mik i ngushtë i Agron Hetosë, drejtorit ekzekutiv dhe administrator njëkohësisht, udhëtojnë bashkë në Gjermani”.

Por pavarësisht nga ankesat nga kompanitë asgjë nuk ka ndryshuar.

“Komisioni i Prokurimit Publik merr ankesën e të dy kompanive dhe i jep të drejtë kompanisë Gjermane me një shumë mbi 3 mln e ca euro më tepër. Kjo skemë ishte bërë paraprakisht. Komisioni i Prokurimit shpalli fituesin sipas termave që i kishte sjellë Hetoja. Sa doli vendimi Hetoja nënshkroi kontratën, pa e shpallur fituesin në bulletin”.

Myftaraj ka theksuar se jo vetëm abuzime por edhe probleme që do të lindin nga kuzhinetat e vendosura do të jenë një dëm edhe më i madh për publikun ndaj i ka bërë thirrje Kryeministrit të anullojë tenderin dhe prokurorisë që të hetojë këtë çështje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here