4 mijë shqiptarë ishin prezentë dje në koncertin sensibilizues kundra ndërtimeve të HEC-eve në Lumin e Vjosës

0
1030

Rreth 4000 njerëz ishin prezentë dje në koncertin për lumin e fundit të paprekur në Evropë, Vjosën. Nën sloganin, “Mos ma Prek Vjosën’’ artistë të
mirënjohur Shqiptarë dhe të huaj kënduan për mbrojtjen e Lumit Vjosa dhe
kundër projekteve për ndërtimin e digave mbi këtë lum përpara një
publiku të gjerë.

Vjosa në Jug të Shqipërise është lumi i fundit i madh i paprekur në
Europë. Gjithsesi, planet për ndërtimin e disa hidroçentraleve mbi këtë
lumë e kanë vendosur këtë thesar Europian në rrezik. Në vend të
ndërtimit të hidroçentraleve, mjedisorët dhe komunitetet lokale kërkojnë
shpalljen e të parit Park Kombëtar të një Lumi të Egër, si edhe
zhvillimin e energjisë diellore në vend si një burim alterativ për
prodhimin e energjisë.

Me anë të koncertit në Tiranë, artistët i dhanë zë përpjekjeve për
ruajtjen e Vjosës. Koncerti ishte iniciative e Eda Zarit, ambasadore e
kulturës shqiptare dhe këngëtare e mirënjohur në Gjermani, si dhe Elina
Duni, këngëtare e spikatur jazz-i e cila jeton në Zvicër.

“Vjosa nuk është vetëm një burim jete për vendin tonë, por ajo ka 
gjithashtu një vlerë emocionale për shqipëtarët. Vjosa konsiderohet një 
trashëgimni kulturore. Shumë vajza shqiptare quhen Vjosa, një emër i 
përdorur për bukurinë dhe ndjeshmërinë. Me këtë konceret ne ngremë zërin 
tonë kundër shkatërrimit të këtij xhevahiri ekologjik dhe kulturor”,
thotë Eda Zari.

Nësë shkatërrojmë Vjosën, mrekullia e fundit blu e Evropës humbet! Të 
gjithë ata që e ndiejnë veten të lidhur me mëmëdheun dhe që duan që 
brezat e ardhshëm kanë të drejtën e një natyre të pashkatërruar duhet të 
tregojnë solidaritet. Koncerti është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë 
betejën tonë për mbrojtjen e lumit Vjosa” thotë Elina Duni.

“Ne jemi shumë të lumtur që artistët po na përkrahin. Gjithnjë e më 
shumë njerëz po përkrahin kauzën për ruajtjen e Vjosës. Ne do bëjmë 
gjithëçka është mundur për ta shpallur Vjosen park kombetar dhe për të 
parandaluar ndërtimin e digave mbi këtë lumë’’ thotë Olsi Nika,
koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropes” nga
EcoAlbania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here