Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon se prej 3 ditësh në shtëpinë e ish-ministrit Tahiri hyjnë dhe dalin shumë persona.
Në një status në FB, Basha shkruan se “Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit”
Statusi i Bashës në FB
Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit:
“Zoti Basha prej 3 netesh ne darke te shpia e Tahirit jane mbledh shume njerez qe kane hyre e kane dale. Shume prej tyre tipa te forte e te vesh ne te zeza! Shpia po pastrohet e po krefet me thase! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularet e Sajmirit”.