Balla flet si kryeministri: Presim te veproje drejtesia

0
892

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ktheu përgjigje deputetit të PD-së, Eduard Halimi në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve, që do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, e më pas zbatimit të urdhër-arrestit për të.

 

 

Ai foli ashtu si kryeministri Rama, se në lidhje me kërkesën për Saimir Tahirin presin të veprojë drejtësia dhe vetëm drejtësia.

 “Dua të ndaj me ju shqetësimin e lidhur me një përpjekje idioteske të Halimit apo halimëve të tjerë për ta kthyer këtë procedurë ligjore në një teatër në interes të hallit të PD, jo të drejtësisë. Ka dallim të madh me grupit parlamentar të PS, partisë dhe Ramës me hallexhinjtë e PD dhe atyre që i janë bashkëngjitur. Ne jemi në luftë për drejtësinë, ata në luftë për pushtet”,- tha ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here