Saturday, September 30, 2023
HomePolitikëBasha: Rama dhe Tahiri po bëjnë marrëveshje që të shpëtojnë. Ish-ministri ka...

Basha: Rama dhe Tahiri po bëjnë marrëveshje që të shpëtojnë. Ish-ministri ka përgjime për…

-

TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e sotme. Ai tha se kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po përpunojnë një marrëveshje me njeri-tjetrin. Kjo, sipas tij pasi Tahiri disponon fakte, përgjime dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës me banda.

“Të gjitha operacionet e suksesshme anti-mafia janë zhvilluar nga partnerët tanë. Kjo është e vërteta për operacionin e mbrëmshëm dhe për Xibrakën. Edi Rama i interesuar drejtpërdrejt për mbrojtjen e tyre. Prej më shumë se 2 vitesh, PD ka denoncuar përfshirjen e familjarëve të Edi Ramës sepse faktohet se lëvizin me të njëjtat makina që lëviznin kriminelë. Rama ka heshtur. Rama dhe Tahiri po përpunojnë një marrëveshje me njeri-tjetrin.
Tahiri disponon fakte, përgjime, filmime për përfshirjen direkte të Edi Ramës me banda.
Të dy duan të shpëtojnë paq dhe të vazhdojnë të menaxhojnë miliona euro. As arrestimi i Tahirir, as procedimi, nuk ka sukses pa ikur Edi Rama”, deklaroi Basha.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,875FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts