Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i LSI, Endrit Braimllari e cilëson si të turpshme qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për dosjen “Habilaj” dhe implikimin e ish ministrit Saimir Tahiri. Braimllari thotë se ato pak njerëz të ndershëm që kanë mbetur në polici, Rama i ka shkarkuar. Ai thotë se i pari që duhet të shkarkohet është drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako.
Statusi i Endrit Braimllarit:
Sa e turpshme! Del dhe bën moral Kryeministri që mbushi Shqipërinë me kanabis. E kultivoi në çdo qytet të Shqipërisë me grupet kriminale. E bëri Shqipërinë çdo ditë e më shumë të pasigurtë. Flet për policinë, ku edhe ato pak njerëz të
ndershëm që i kanë mbetur i pushon nga puna sepse narkokryeministrit nuk i duhen njerëzit e ndershëm. Ato ai i arreston dhe i dëbon nga Shqipëria. I pari që duhet të shkarkohet është “Çako dhe banda e tij”