Çako: Policia e Shtetit është e vendosur për një luftë pa kompromis ndaj çdo shkelësi të ligjit, grupeve kriminale, apo çdokujt që cënon sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. Pas vendosjes në kontroll të plote të territorit dhe çrrënjosjes shembullore të kanabisit ka nisur faza e dytë: Goditja e grupeve kriminale dhe sekuestrimi i aseteve të tyre.
Deri tani jane sekuestruar rreth 35 milionë euro pasuri kriminale në periudhe 9 – mujore kohë, nje shifër rekord për Policinë e Shtetit. Kjo fazë ka vetem pak kohë që ka nisur dhe ne do të vazhdojmë goditjen e grupeve kriminale e të godasim bazën ekonomike të këtyre grupeve akoma më fort dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Kreu i policisë Çako apeloi qytetarët të kenë besim tek policia si dhe denoncojnë çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale.
Çako: Dëshiroj t’i drejtohem të gjithë qytetarëve: Kini besim të plotë tek Policia e Shtetit. Lëkundjet në misionin e saj janë nje fenomen që duhet mirëkuptuar si pjesë e një procesi reformimi e transformimi rrënjësor që ka nisur, por nuk ka mbaruar. Dhe më e rendesishmja është që asnjë lëkundje nuk do të tolerohet dhe asnjë shkak për lëkundje nuk do të anashkalohet, por do të adresohet me vendosmëri. Kjo është një betejë e gjatë, por ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund. Policia e Shtetit fton qytetarët të telefojnë falas në numrat 112 ose 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të ashpër në çdo rast.Ne jemi në shërbimin tuaj!