Dorezohet kerkesa zyrtare e prokurorise ne Kuvend per arrestimin e Tahirit

0
1202
Deputeti i PS, Gramoz Ruci dhe Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku ne rend te dites eshte shpallja e moratoriumit 10 vjecar qe ndalon prerjen e pyjeve ne Republiken e Shqiperise. /r/n/r/nLawmaker, Gramoz Ruci and Albanian Interior Minister Saimir Tahiri, during a parliamentary session.

Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahirit, me qëllim që të arrestohet, pasi emri i tij u përmend në dosjen e përgjimit të bisedës mes trafikantëve Habilaj e Celaj, nga autoritetet italiane, duket se ka vënë në lëvizje edhe Kuvendin.

Po sot, kërkesa zyrtare e prokurorisë për arrestimin e Tahirit është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit.

KERKESA
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sot nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here