Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit pritet të votojë sot për heqjen ose jo të iminutetit të deputetit socialist Saimir Tahiri.
Është kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili ka firmosur kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit, si i dyshuar për lidhje me bandën e trafikut të drogës “Habilajt”.
Hajdarmataj është emëruar në këtë post nga Kryeprokurori Adriatik Llalla në vitin 2016.