Lajmi i fundit: Gjoka zyrtarisht kuqeblu (Foto)

0
1889

Trajneri Ernest Gjoka eshte zyrtarisht trajneri i  Vllaznise. Ai sapo ka dale nga zyrat e bashkise se Shkodres ku ka firmosur kontraten e tij me kuqeblute ne pranine e kryebashkiakes Ademi dhe administratorit Gjyrezi.

Firmosja e kontrates eshte konfirmuar zyrtarisht edhe nga klubi:

Klubi i Futbollit Vllaznia, pas lënies vakant të pozicionit të trajnerit të ekipit Vllaznia, shqyrtoi me kujdes të gjitha mundësitë për gjetjen e një emri dinjitoz për drejtimin e pankinës shkodrane. Pas negociatave dhe kushteve të parashtruara dhe të pranuara nga palët, K.F. Vllaznia ka vendosur që në krye të pankinës kuqeblu të emërohet z. Ernest Gjoka. I urojmë suksese trajnerit Gjoka në detyrën e re dhe në misionin për të rikthyer Vllazninë tek rezultatet pozitive. K.F Vllaznia garanton mbështetjen maksimale për trajnerin Gjoka, me qëllim që Vllaznia të ngjitet në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

 

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here