“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e transportit të drogës, ku shihet një kamion plot me qeset e drogës së paketuar dhe bidonë të tjerë të mbushur sërish me drogë.
Përveç tij një furgon i bardhë i mbushur sërish me kanabis. Dy makinat me drogë shoqëroheshin nga mjete dhe efektivë të Delta Force. Transporti është bërë rreth orës 3 të mëngjesit dhe droga tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore. 10 ton kanabis u gjetën në banesën e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve. I pari që bëri denoncimin duke publikuar dhe pamje nga operacioni ishte ish-kryeministri Sali Berisha.