Monika Kryemadhi: Rama po iu bie në qafë policëve, të shkarkohet Çako

0
1075

LSI ka reaguar pas ‘furtunës’ së ndodhur sot në Policinë e Elbasanit, ku kryepolici Haki Çako shkarkoi gjithë drejtorët. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi nga Berati se Çako është ushtarak i krimit dhe kupola e krimit të organizuar është në kryeministr.

Sipas saj, Rama gëlltiti çorbën e Saimirit dhe tani po iu bie në qafë policëve të ndershëm. Ashtu si kryedemokrati Basha, edhe Kryemadhi kërkon shkarkimin e Haki Çakos.

“Monika Kryemadhi takim me strukturat e LSI ne Berat. Krimi i organizuar po uzurpon ekonomine shqiptare. Edi Rama ka rene moralisht si kryeminister. Tahiri nuk eshte dru i shtrember, por dege ne trungun e kalbur te Edi Rames. Edi Rama kryeqezoi Ps me krimin e organizuar dhe polli Rilindjen. Cako ushtar i krimit. Kupola e krimit te organizuar eshte ne kryeministri. Rama gelltiti corben e Sajmirit, dhe po i bie me qafe policeve te ndershem. Cako i pari qe duhet shkarkuar”,deklaroi Kryemadhi../shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here