Paralajmërimi i gazetarit: Janë rihapur dosjet e SHISH, urdhër-arreste për drejtues të Policisë

0
1753

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se në ditët në vijim mund të ketë arrestime në radhët e drejtuesve të Policisë.

Në një lidhje telefonike për News24, Hoxha tha ndër të tjera se janë rihapur dosjet e SHISH për implikimin e policëve dhe mund të ketë urdhër-arreste nga Prokuroria.

“Janë rihapur të gjitha dosjet dhe materialet e dërguara nga SHISH për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë dhe pritet edhe reagim i prokurorisë. Nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve për drejtues të Policisë së Shtetit”, deklaroi Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here