PD-LSI – Opozita njëzëri kërkon heqjen e mandatit të Tahirit

0
1087

Opozita ka kërkuar një zëri Parlamentit të mblidhet pa humbur kohë dhe ti heqë impunitetin deputetit Saimir Tahiri për ti hapur rrugë arrestimit të tij dhe ushtrimin e kontrollit në banesë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetari i grupit parlametar të LSI Petrit Vasili në dy dalje të njëpasnjëshme  për mediat në vetëm pak minuta diferencë deklaruan se çdo minutë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.

Basha: I bëj thirrje kuvendit të mbledhë menjëherë komisionin e mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë. Çdo orë, çdo minutë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave. Sot është koha që cdo shqiptar i ndershëm dhe cdo deputet në kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë.

Vasili: Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet vepruar me shpejtësi pasi Shqipëria është më e kërcënuar se kurrë dhe qytetarët janë më të kërcënuar se kurrë, pasi si asnjëherë në historinë e këtij vendi krimi ka uzurpuar qeverisjen.

Arrestimi i Tahirit tha Basha është momenti i parë, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama të largohet duke theksuar se tani ai është i vdekur politikisht.

Basha: Vetë Edi Rama është sot i i vdekur politikisht. Një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i cekuilibruar. PS është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të PS. Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të komisionit të mandateve dhe seancës plenare për të votuar heqjen e imunitetit që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i Kryeministrit.Koha nuk pret.

Ndërsa Petrit Vasili kërkoi edhe shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe hetim të kryeministrit Rama për lidhje me krimin.

Vasili: Drejtësia shqiptare duhet të veprojë me shpejtësi pasi është e vonuar në veprime të drejtpërdrejta konkreta të cilat i japing përgjigjen e merituar kësaj situatë shumë të rëndë. Jo vetëm duke filluar hetimin nga Kryeministri Rama i cili është i implikuar.

Shkarkimi zinxhir i drejtuesve të policisë së Elbasanit sipas opozitës u bë për të tërhequr vëmendjen nga situata në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here