Pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve për Tahirin sot ne oren 19:00

0
1194

Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në Kryesi kanë mbërritur kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sot në orën 19:00, ku pritet të marrë vendim për Tahirin.

Në selinë e Kuvendit ndodhet thuajse të gjithë deputetët e Këshillit nga Partia Socialiste dhe opozita, përfshirë edhe kryeparlamentin, Gramoz Ruçi.

Në varësi të vendimit të Këshillit, më pas pritet edhe thirrja e një seance të jashtëzakonshme.

Zyrtarisht nuk ka ende njoftim për mbledhjen.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here