“Tetori Gjerman” prezanton shtëpitë prej druri për Thethin

0
1239

Arkitektura tradicionale në Alpe, pjesë e aktivitetit “Tetori Gjerman“, është prezantuar të mërkurën në mbrëmje në kimena “Millenium”.

Si duket arkitektura tradicionale në Theth?

Si ndërlidhen shtëpitë tipike me peizazhin e historinë dhe, si mund të ruhet dhe të marrin më shumë vëmendje vlerat tradicionale?.

Janë këto disa pyetje me të cilat janë marrë studentët e arkitekturës së universiteteve shqiptare dhe më pas idetë e tyre u sintetizuan në një projekt për zhvillimin e Thethit që është mbështetur nga Ambasada Gjermane dhe GIZ.  Aktiviteti u zhvillua nga Cabra, shoqëria për Mbrojtjen e Biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë dhe nga Ministria e Mjedisit e GOPA Wordwide Consultants.

Tetori Gjerman organizohet këtë vit për të njëmbëdhjetën herë radhazi. Aktivitetet kanë nisur që më 2 tetor dhe do të vijojnë me projekte që ndihmojnë për zhvillimin e vendit. Ndërkohë po vijon programi me aktivitetet kulturore klasike nga fusha e teatrit, kërcimit, filmit dhe muzikës dhe ky program i larmishëm përfundon më 16 nëntor me ciklin e aktiviteteve “Dita e Kujtesës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here