Komunikim për shtyp
Klubi i futbollit “Vllaznia” përshëndet punën dhe kontributin e deritanishëm të trajnerit Armando Cungu dhe informon ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit, në të mirë të “Vllaznisë” dhe të përmirësimit të rezultateve sportive. Urojmë suksese trajnerit Cungu në detyrat e ardhshme.
Klubi “Vllaznia”