A do votojë për heqjen e mandatit të Tahirit? Ja si përgjigjet Ministri i Brendshëm

0
1208

TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka dalë në mbrojtje sot paraardhësit të tij Saimir Tahiri. Ai foli si jurist nga ana ligjore për këtë çështje, duke thënë se nuk ka deri tani prova që e fajësojnë por nga ana tjetër pati një qëndrim ndryshe për imunitetin.

I pyetur nëse do votojë për heqjen e mandatit të Tahirit në parlament, Xhafaj deklaroi: “Është një vendimmarrje tjetër”.

Sot Këshilli i Imuniteteve dhe Rregullores do të mblidhet për të votuar për mandatin e deputetit Tahiri pas kërkesës së Prokurorisë, e cila i kërkoi një ditë më parë arrestimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here