Alibeaj: Shtyrja e mbledhjes nuk u hodh ne votim,Rama ne aleance me Tahirin per te penguar drejtesine

0
1018

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj komentoi shtyrjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku do shqyrtohej kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Alibeaj tha se Rama është në aleancë me Tahirin dhe po pengon drejtësinë.

 

 

“Ne ishim të gatshëm të qëndronim deri në mesnatë, por seanca duhet të përfundonte sot. Ne u deklaruam se duhet të vazhdojmë se është e ngutshme. Shtyrja e mbledhjes nuk u hodh në votim. Rama është në aleancë me Tahirin për t’u bërë pengesë për drejtësinë. Sot nuk u bë gjë tjetër veçse i dhanë privilegjin Tahirit për t’u mbrojtur. Në lojë është fati i gjithë shqiptarëve dhe jo fati Tahirit”- tha Alibeaj.

Ndër të tjera Enkelejd Alibeaj tha se batutat e Saimir Tahirit ‘nuk keni parë gjë akoma’ nuk i interesojnë opozitës dhe qytetarëve.

“Unë nuk merakosem shumë për batuat apo për shantazhet reciproke që ka Rama me Tahirin apo me të tjerët. Sot ka një gjë që është themelore, pra fati i shqiptarëve. Ata mund të kenë dhe thikat me njëri-tjetrin, por kjo sot nuk ka rëndësi. Zgjedhja e vetme është që drejtësia të bëjë punën e saj. Rama mbron Tahirin”- tha Aliebaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here