Cfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve?

0
782

Është prekur niveli jetik ligjor duke llogaritur pensionin jo në përputhje me dispozitat e veçanta ligjore për ushtarakun në pension. Kështu shprehet në një intervistë për ”Shqiptarja.com”, Presidenti i shoqatës ”Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë“, Kujtim Çako. Ai thotë se do të shkojnë deri në Gjykatën e Strasbugut, nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e tyre.

Z. Çako, në një kohë që Gjykata Kushtetuese ka shtyrë vendimin për rillogaritjen e pensioni, si gjykoni këtë vendim dhe çfarë të drejtë  kërkojnë ushtarakët në pension?

Në mënyrë unanime tërësia e komunitetit te ushtarakëve,  e policëve, punonjësve të policisë  dhe familjeve e tyre  në muajin Maj 2017,  iu drejtuan përsëri Organit me te larte të gjyqesorit,  Gjykates Kushtetues   për të katërtën herë gjatë periudhës së tranzicionit.

Edhe nje herë ushtaraket dhe policët janë  kërkim të së drejtës ligjore te fituar me ligje organike-baze miratuar me shumicë të cilësuar. Per të qene transparent me komunitetin e ushtarakëve,  policëve, punonjësit  të policisë  dhe familjeve e tyre për të qenë më të saktë dhe konkret pa berë  interpretime apo analizë tjetër po japim disa detaje nga   Kerkesë –Padia , me  kërkues  “SHOQATA  ALEANCA KOMBËTARE  E  USHTARAKËVE TË SHQIPËRISË”, “SHOQATA E USHTARAKËVE  NË  REZERVË  TË  SHQIPËRISË” dhe “SHOQATA  E  PUNONJËSVE  TË  POLICISË  SË SHTETIT” .

Sa ushtarak preken nga ky vendim, sipas të dhënave që keni ju?
Është fakt që gjatë 28 vjeteve janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme rreth 19 nene, dispozita ligjore të ligjit bazë organik ”Per Statusin e Ushtarakut të FARSH”, 1991 dhe 2004 si dhe  dy Vendime të GJ. Kushtetuese nr.  9/2007 dhe nr. 33/ 2010 apo  Rekomandime të Avokatit të Popullit.

Është prekur  niveli jetik ligjor duke llogaritur pensionin jo ne perputhje me dispozitat e veçanta ligjore për ushtarakun në pension, duke mos i dhënë atë që i takon sipas së drejtës ligjore të fituar.

Situata e vitit 2017 paraqitet e përkeqësuar nga zbatimi i Vendimit Unifikues Nr.3 / 2016 i Gjykatës së Lartë me kthimin për herë të dytë  në debitorë të ushtarakëve që kanë fituar  me vendime gjykate të drejtën. Keta kanë fituar gjyqet me rillogaritje pensioni sipas ligjit për Statusin e ushtarakut rreth 4.000 persona paditës ushtarak. Njëkohësisht u be ne maj 2016  falja e debive ushtarakeve me ligjin nr. 46 / 2016, si pasojë  nga penalizimi  nga ISSH dhe DRSSH. Kjo  situate  debitore u krijua  nga rillogaritja e pensionit sipas Aktit Normativ i pa shfuqizuar deri me sot. Zbatimi i Vendimit Unifikues Nr.3 / 2016 kthen perseri ne debitore kete numur dhe me nje debi mesatarisht  varion nga 15-20 mijë leke (të reja) ne muaj për shkak se kësaj rradhe zbatohet kriteri kufizues,  tavani i ri , jo më shumë se pensioni maksimal mujor.

Kjo debi cënon seriozisht te drejtën për të jetuar deri ne kufij të varferise ekstreme kete kategori të  ushtarakëve.

Cila është baza ligjore e Kerkesë –Padisë  dhe faktet a janë te plota dhe të drejta?
Tri shoqatat e Ushtarakeve dhe të Policisë së Shqiperise kanë ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese, vendimin Unifikues nr. 3 dat 24.11.2016 te Kolegjeve te Bashkuara.  Dihet qe cdo oficer dhe policë është titulluar aktiv me Urdhrin e Ministrit , kur në kuadër të reformës ka dalë në rezervë me Urdhrin të Ministrit të Mbrojtjes apo e MPB në momentin e daljes në rezervë paditësi ka pasur gradën pekatese me pagë referuese dhe një periudhë shërbimi në ushtri e polici.

Pasi ka përfituar dy vjet pagën kalimtare, paditësi i ka kërkuar palës së paditur dhënien e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Me Vendimin nr.25, datë 30.04.2007 Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Durrës ka vendosur trajtimin e paditësit me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, nga data 01.09.2006 deri më datë 20.03.2009, kur plotësoi  kushtet për pension pleqërie.

Pala e paditur e ka llogaritur pensionin bazuar në nenin 11 të Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA në RSH”, të ndryshuar me Ligji nr.8521, datë 30.07.1999. Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 pala e paditur, në bazë të nenit 29 të tij, ka rillogaritur pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas skemës të parashikuar në këtë ligj. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi pas rillogaritjes sipas skemës së re ligjore është më e ulët se ajo e njohur dhe dhënë më parë me vendimin objekt gjykimi.

Paditësi, duke mos qenë dakord me mënyrën e llogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, i është drejtuar gjykatës me kërkesë-padi, duke kërkuar rillogaritjen e masës së pensionit të parakohshëm. Paditësi pretendon se pala e paditur e ka llogaritur pensionin gabim, duke e kufizuar me masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi, ndërkohë që ky kufizim është shfuqizuar me Ligjin nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut në FA”.

Po ashtu paditësi kërkon që masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të mos i pakësohet me rillogaritjen sipas Ligjit nr.10142/2009, por ai të vazhdoj të trajtohet me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të llogaritur sipas skemës në momentin e lindjes së të drejtës për këtë pension.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin nr.2514 (11-2013-5458), datë 04.11.2013 ka vendosur: Pranimin e  pjesshëm të kërkesëpadisë. Detyrimin e palës së paditur të anulloje Vendimin nr.25, datë 30.04.2007 lidhur me masën e pensionit, duke e rillogaritur atë në bazë të Ligjit nr.9418, datë 20.05.2005, të ndryshuar. Për 26 vite shërbimi, pagë referuese 46.860 Lekë, për 15 vite + 50%, pra 50 + (25-25) x 2% = 22 %. Pagë referuese 46.860 x 22% = 33.739 Lekë, duke u aplikuar masa jo më e madhe se katërfishi i pensionit bazë, si dhe indeksimet sipas VKM.

Detyrimin e palës së paditur t’i kthejë paditësit diferencën e krijuar për periudhën 01.09.2006 – 30.06.2009 me masën 583.838 Lekë, diferencë kjo e krijuar nga pensioni i dhënë nga pala e paditur me pensionin që i takon sipas ligjit. Pushimin e gjykimit për kërkimet e tjera që i përkasin periudhës nga data 01.07.2009 e në vazhdim.

Sipas Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës paditësi është trajtuar me pension të parakohshëm si ish ushtarak që nga data 01.09.2006. Paga referuese që paditësi ka pasur në kohën e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ka qenë 46.860 Lekë në muaj dhe masa e pensionit të përfituar nga paditësi ka qenë 16.356 Lekë në muaj.

Kjo masë pensioni është llogaritur nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Durrës, në bazë të Ligjit nr.8087, datë 11.03.1996, të ndryshuar. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës analizon se Ligji nr.9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut” (i cili ka qenë në fuqi në kohën që paditësit i ka lindur e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm), në nenin 49 të tij ka shfuqizuar shprehjen “jo më shumë se pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi”, të gërmës “b” të Ligjit nr.8521 datë 30.7.1999, që ka ndryshuar Ligjin nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA në R.Sh”.

Sipas Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, edhe nga interpretimi i dispozitës, del se legjislatori ka pasur parasysh që kufizimi “jo më shumë se pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi”, të ishte për pikën “b” të nenit 7. Ky kufizim u hoq fare me nenin 49 të Ligjit nr.9210, datë 30.3.2004.

Nga ana tjetër, sipas Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës Ligji nr.8087/1996, i ndryshuar është shfuqizuar me Ligjin nr.9418, datë 20.05.2005, të ndryshuar me Ligjin nr.9481, datë 16.02.2006, sipas të cilit masa e pensionit kufizohet në rastin e paditësit sa katërfishi i pensionit bazë të pleqërisë. Kështu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka konkluduar se zbatimi i nenit 11 të Ligjit nr.8687/1996 të ndryshuar nga pala e paditur është i pabazuar në ligj.

Në këto kushte,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur të pranojë kërkimin e paditësit në mënyrë të pjesëshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka urdhëruar kryerjen e ekspertimit nëpërmjet të cilit janë përcaktuar diferencat mes pensionit të dhënë dhe atij që i takonte paditësit deri me datën 01.07.2009, kur ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142/2009 dhe kjo diferencë ka rezultuar në shumën 583.838 Lekë. Kështu, sipas kësaj gjykate, pala e paditur duhet t’i paguajë paditësi këtë shumë, pasi i ka përllogaritur në mënyrë të pabazuar në ligj pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka analizuar se, sipas Ligjit nr.10142/2009, pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi do të rillogariten. Por, për kërkimin në lidhje me rillogaritjen e pensionit pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr.10142/2009 paditësi hoqi dorë nga gjykimi. Në këto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka pushuar gjykimin për këtë pjesë të padisë.

Gjykata Administrative e Apelit me Vendimin nr.1784, datë 14.05.2014 ka vendosur, “Lënien në fuqi të Vendimit nr.2514 (11-2013-5458), datë 04.11.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”, pasi e ka vlerësuar të drejtë dhe të bazuar në prova dhe ligj.

Gjykata e Administrative e Apelit ka arsyetuar se me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka argumentuar se pala e paditur ka lidhur pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi në kundërshtim me ligjin. Konkretisht, sipas kësaj gjykate, pala e paditur ka zbatuar nenin 11 të Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar, duke kufizuar masën e këtij pensioni me pensionin maksimal të pleqërisë në shkallë vendi, ndërkohë që ky kufizim ka qenë shfuqizuar nga neni 49 i Ligjit nr.9210/2014 “Për statusin e ushtarakut”.

Gjykata Administrative e Apelit argumenton më tej se, sipas Ligjit nr.9418/2005, të ndryshuar, në fuqi në momentin e përfitimit të pensionit, ky i fundit duhej të caktohej në bazë të skemës të parashikuar në nenin 14 të tij dhe se, sipas Ligjit nr.9418/2005, kërkesat e Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar, nuk do të zbatohen për ushtarakët.

Sipas Gjykatës Administrative të Apelit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka kryer dhe ka administruar ekspertimin, sipas të cilit ka rezultuar se mes pensionit të llogaritur nga pala e paditur dhe atij që i takon paditësit ka diferencë në shumën 583,838 Lekë, për periudhën nga data 01.09.2006 deri më date 20.06.2009. Kështu sipas Gjykatës Administrative të Apelit, me të drejtë është vendosur nga gjykata e shkallës së parë që kjo shumë duhet t’i paguhet paditësit prej palës së paditur.

Kolegji Administrativ e kaloi per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara ceshtjen. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates Larte me vendimin nr.3 date 24.11.2016  kane vendosur: “Prishjen e vendimit nr. 1784, date 14.05.2014 te Gjykates Administrative te Apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Kolegjet e Bashkuara, pa marre parasysh Kushtetuten, kerkesat e neneve 4, 12, 18, 43, 52, e 134/1 te Kushtetutes se Shqiperise, nenet 6-14 te Konventes Evropjane per te Drejtat e Njeriut, Ligjin per Statusin e Ushtarakut, ligjet nr. 9210/2004, ligjin nr. 9418/2005 dhe 9481/2006, pa marre parasysh gjith praktiken me mbi 4000 ceshtje te shqyrtuara nga Gjykatat e Shkalleve te para civile dhe administrative, nga Gjykatat e Apelit Civil dhe Adminitrativ dhe nga Kolegjet Civile dhe Adminitrative te Gjykates e Lart, pa marre parasysh vendimin nr. 33 te Gjykates Kushtetuese, duke cenuar rende interesat ekonomike, kushtetuese e ligjore te Ushtarakeve dhe familjeve te tyre, moren kete vendim  hapur antikushtetues.
Pikat kryesore unifikuese te vendimit nr. 3 dat 24.11.2016 te Kolegjeve te Bashkuara qe bien ndesh me Kushtetuten dhe ligjin:

Pika 43: Kolegjet unifikojne, “Rillogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas nenit 29 i Ligjit nr.10142/2009, do të bëhet sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj, edhe në situatën kur kjo rillogaritje ul masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të njohur dhe caktuar më parë”.

Pika 45:Kolegjet unifikojne, “Zbatimi i nenit 29 të Ligjit Nr.10142/2009 bën që të mos zbatohet ligji Nr.9418/2005, i ndryshuar me Ligjin Nr.9481/2006, për përfituesit që u ka lindur e drejta për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbim në kohën kur ky ligj ka qenë në fuqi”.

Pika 47: Kolegjet unifikojne, “Në gjykimin e mosmarrëveshjeve për pensionet e parakohshme, për periudhën nga data 01.01.1999 deri më hyrjen në fuqi të ligjit Nr.10142/2009, pensioni i parakohshëm do të përllogaritet sipas Ligjit Nr.8087/1996, të ndryshuar me Ligjin Nr.8521/1999. Skema për llogaritjen e pensionit të parakohshëm, e parashikuar nga Ligji Nr.9418/2005 të ndryshuar me Ligjin Nr.9481/2006, nuk zbatohet, pavarësisht nëse masa e pensionit rritet apo ulet në raport me skemën e parashikuar nga Ligji Nr.8087/1996, të ndryshuar”.

Pika 51: Kolegjet unifikojne, “Caktimi i pensionit të parakohshëm, sipas nenit 11 të Ligjit Nr.8087/1996, i ndryshuar me Ligjin Nr.8521/1999, bëhet duke u llogaritur sipas skemës: a) 50% e pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi; dhe b) për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese. Por masa e përgjithshme e pensionit të parakohshëm nuk mund të kalojë masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”.

Kolegjet e Bashkuara nepermjet ketij vendimi Unifikues e kane futur llogaritjen e pensionit te parakohshem ne nje rruge ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten me synim te qarte per te goditur ekonomikisht e moralisht Ushtaraket e Shqiperise ne nje kohe qe ligji, me gjithë perpjekjet e shumta qe jane bere kunder Ushtarakeve, ka ruajtur elementet kryesor te tij ne mbrojtje te Ushtarakeve e konkretisht.

Si do veprojnë shoqata e ushtarakëve për të mbrojtur interesat e ushtarakeve në pension?
Gjatë  periudhës së pritjes do të merren masa të  organizative, lobingu dhe  sensibilizimi te opinionit per këtë  shkelje të të  drejtave  të njeriut , pra në kete rast  të ushtarakeve në pension. Kjo do të shtrihet si brenda dhe jashtë vendit. Do të dërgohen letra –Apel  autoiriteteve më të larta të vendit dhe  janë kerkuar takime  me to deri të  Ambasadat e vendeve perëndimore, BE dhe organizmave të tjera ndërkombetare.

Njëkohësisht në këtë situatë të krijuar akoma më imperativ bëhet zbatimi i kauzës sonë: “ Te bashkuar fitojmë të drejtat tona” . Kjo  kthehet në domosdoshmëri për  një Organizim  të ri  po diskutohet  e do te realizohet  se shpejti me Kuvendin e parë Kombetar të ushtrarakeve. Per kete në fund të  muajit tetor 2017 do te zhvillohet Kuvendi i pare i tere Ushtarakëve.

Ky  Organizimi  i ri, si hap të parë i rendesishem ka  objektiv  krijimin e  shoqatës  mbarëkombetare koordinative dhe gjithëperfshirëse me karakter  “Bashkimi Kombëtar i Ushtarakëve të Shqipërsisë, “ Kjo shoqatë do  të luaj një rol  më dinjtoz bashkimi dhe përfaqesimi . në një kohë të shkurtër do të jetë një faktor më  i fuqishëm  uniteti të ushtarakëve në pension dhe veteranë të FARSH, si një zë më  i fuqishëm ne shoqërinë e sotme demokratike shqiptaren. Shoqata do të realizoi një  mbrojtje më të mirë se deri sot  të të drejtave dhe lirive themelore të këtij komuniteti të madh social.

LEAVE A REPLY