Harta globale, sa është jetëgjatësia e shqiptarëve

0
1433

Sipas një hartë të re, jetëgjatësia e shqiptarëve ndodhet në fashën e 77.28-77.13 vjeç, e shënuar me ngjyrën e gjelbër, me një rënie të lehtë të jetëgjatësisë.

Në rajon, rënien më drastike të jetëgjatësisë e ka Kosova, nga 71.35-70.91 vjeç dhe Bosnja e Hercegovina, nga 76.59-75.59, që pjesërisht i atribuohet luftës që kanë kaluar këto shtete.

Harta e përpiluar nga Reddit, pjesë e prestigjiozes britanike Independent, tregon se shtetet me jetëgjatësinë më të lartë janë Zvicra, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe, arsyeja i atribuohet pjesërisht edhe sistemit shëndetësor cilësorë.

Një tjetër studim i mëparshëm, nga Banka Botërore, për Shqipërinë ka gjetur se në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia është në 78 vjeç. Një raport i Institutit të Shëndetit Publik thotë jetëgjatësia në Shqipëri për vitin 2012 ishte më e ulëta në rajon për femrat (75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi, e cila kishte jetëgjatësinë më të lartë në rajon për femrat). Për sa i përket jetëgjatësisë për meshkujt, në vitin 2012, shifra më ulët haset në Serbi (72 vjeç) e ndjekur nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi (73 vjeç).

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT, 2014), jetëgjatësia e pritshme në lindje në Shqipëri në vitin 2013 ishte 76.0 vjeç për meshkujt dhe 80.3 vjeç për femrat. Në dekadën e kaluar, vihet re një rritje e qëndrueshme për të dy gjinitë. Megjithatë, gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here