Lajme te mira per aktorin,Ndriçim Xhepa gëzon shëndet të mirë pas ndërhyrjes në mushkëri

0
1416

Përfundoi me sukses operacioni në mushkëri i aktorit të njohur Ndriçim Xhepa. Nëna e aktorit Margarita Xhepa e telefonuar nga Report TV është shprehur se “Ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses. Jam shumë e gëzuar, sepse masa që kishte në mushkëri iu hoq dhe tani ai gëzon shëndet të mirë”.
Aktori shkoi për kurim më 13 tetor ne Itali. Për kurimin e aktorit të njohur ka dhënë kontribut edhe Qeveria Shqiptare.

Me vendimin e saj aktorit i është akorduar fond financiar prej 5 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit në një klinikë jashtë vendit.
Gëzimin për shëndetin e mire të aktorit Ndriçim Xhepa e kanë përcjellë edhe kolegët e miqtë e tij në rrjetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here