Qeveria nuk parashikon rritje pagash e pensionesh per 2018

0
1208

Për vitin 2018 nuk parashikohen politika të reja për rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve. Në projektbuxhetin e hartuar prej ministrisë së Financave mësohet se ka një parashikim në ulje për të dy këto zëra. Sa u përket dëmshpërblimit të të përndjekurve dhe për kompensimin e ish pronarëve shpenzimet pritet të jenë të njëjta me vitin 2017.

Ministria e Financave ka përfunduar hartimin e buxhetit të vitit 2018, ku parashikohet rritje e të ardhurave me 30 miliardë lekë. Në draftin i cili pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të javës së ardhshme, mësohet se nuk parashikohen politika për rritje të ndjeshme të pagave dhe të pensioneve.

Sa i përket zërit për shpenzime të rrogave të administratës parashikohet 4.5 miliardë lekë më pak  në zërin për politika të reja.

E njëjta situatë është dhe për fondin e politikave të reja pensioneve ku fondi parashikohet 1.8 miliardë nga 2.6 që ishte në vitin 2017.

Duket se në këtë mënyrë për vitin e ardhshëm do të kemi vetëm indeksimin e pensioneve, sipas parashikimeve ligjore.

Sa u përket të përndjekurve, fondi do të mbetet i njëjtë, ashtu si dhe për kompensimin e ish pronarëve.

Vlen të theksohet se vëmendje në buxhetin e vitit  të ardhshëm i është kushtuar edhe shpenzimeve për reformën në drejtësi. Në këtë zë të projektbuxhetit parashikohen 600 milionë lekë më shumë.

Në total shpenzimet për vitin e ardhshëm parashikohen të rriten me 30 %  dhe kryesiht këto shkojnë për investimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here