Tahiri identifikohet ne Keshill,emer mbiemer me shkrim dore

0
1170

Këshilli i Mandateve Rregullores dhe Imunitetit shqyrtoi sot në një  seancë maratonë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin për deputetin Saimir Tahiri por pa marrë një vendim. Mbledhja do të mbahet sërish nesër në 10:00.

Ish-Ministri i Brendshëm ishte mjaft i tensionuar dhe duket se qetësinë e ka gjetur edhe tek shkrimi ndërsa zhvillohej seanca me pyetje-përgjigjet.

Në mungesë të një tabele identifikuese në tavolinën ku ishte ulur, ai e ka shkruar vetë me shkrim dore emrin dhe mbiemrin.

Ndërkohë që avokati i tij dhe përfaqësuesit e prokurorisë bënë prezantimin me gojë para Këshillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here