Tahiri: Kerkoj tre dite kohe per t’u mbrojtur…

0
956

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas kërkesës së Artan Hajdarit, avokatit mbrojtjes të ish-ministrit Saimir Tahiri, pasi ky i fundit kërkoi tre ditë kohë për t’u mbrojtur.

 

 

Alibeaj nuk e ka mbështetur këtë kërkesë, ndërsa shtroi pyetjen nëse kjo është taktikë për të shtyrë procedimin. Ai theksoi mes të tjerash që kjo seancë duhet të vazhdonte një orë e më parë.

“Të jetë taktikë për të shtyrë procedimin? Nuk do doja ta besoja. Tani duhet të ndalim. Ose ju keni shkelur procedurën ose zotërinj kërkojnë të procedojnë. Sot nuk po vendosim që ti hedhim prangat dikujt. Në kërkojmë që të zbatohen kërkesat e organit të prokurorisë. Ky është thelbi i reformës së madhe në drejtësi. Ku është momenti, që të tregohet pandëshkueshmëria. Unë për mendimin tim është që të vazhdojmë një orë e më parë, që shkelësit të ligjit mos të prishin provat.”, tha Alibeaj nga Këshilli i Mandateve ku po diskutohet per kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Tahirit dhe hapjen rrugë të arrestimit të deputetit të PS-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here