Ceshtja e Tahirit/Deputeti i PS: Gjyq i paster politik

0
1229

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i ftuar në “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, e konsideroi çështjen “Tahiri” në gjyq politik të pastër.

 

 

Ai gjithashtu i cilësoi si të paaftë prokurorët e pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pasi sipas tij i bazonin hetimin e tyre në thashetheme e fjalë dhe jo në prova të vërteta.

Pse e konsideroni gjyq politik?

“Pati një indicje politike si pasojë e disa përgjimeve që ishin bërë. Ne i lamë hapësirat e nevojshme prokurorisë të ishte e qetë, pa asnjë mbrojtje politike nga ne që të zhvillonte hetimet. Nxitimi  i prokurorisë për të dalë në urdhër-arresti dhe deklarimi i saj në komision se kjo është bërë si shkak i disa të dhënave nga media, e ndërlikon situatën. Është normale të ketë indicje dhe të fillojë hetimet, por nuk bëri asnjë hap. Mori të dhënat e një dosje dhe kërkoi urdhër-arresti. Vetë prokuroria italiane e ka të drejtën të lëshojë urdhër-arrestin. Nëse prokuroria italiane do kishte prova të plota për ta akuzuar Tahirin, do e bënte ajo, por nuk bëri gjë. E bënë këta tanët.

Ka dy qëndrime të qarta të dy palëve kundërshtare, ka një zell të Bashës që kanë padurim për ta parë Tahirin të arrestuar. Nga ana tjetër jemi ne mazhoranca që kemi mbajtur qëndrim korrekt,” tha Ndreu.

A po e bën drejtësia punën e saj?

“Dje demonstroi paaftësi spektakolare. Nis hetime mbi thashetheme, jo në baza me prova të vërteta. Prokurori nën-nivel mesatar, nuk mund të shkojnë të kërkojnë arrestimin e një personi të atij lloji si është Tahiri. Mos u merrni me fjalë, ky më tha, ai më tha. Gjej prova konkrete,” u shpreh deputeti socialist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here