Deputeti i PS,Ulsi Manja akuzon prokurorine…

0
1542

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandatave ku diskutohet çështja “Tahiri” anëtari socialist i këtij këshilli, Ulsi Manja, ka akuzuar prokurorinë se po kërkon të autorizojë arrestimin e ish-ministrin e Brendshëm për qëllime politike.

 

 

Ai u shpreh se vendimi për plotësimin e kërkesës së Prokurorisë për urdhër-arrest ndaj Tahirit do të merret ditën e mërkurën në Parlament.

Manja tha se Prokuroria nuk zotëron prova të vërteta për të çuar Tahirin në burg, dhe se ky i fundit është i hapur për çdo hetim.

“ Është normale, kur ke hall pushteti, gjykimi i ftohtë të kthehet në emocion politik. Ne pranuan kërkesën e prokurorisë për kontroll personal dhe të banesës së Tahirit që më pas të vijojë autorizimin për urdhër-arresti. Duhen kryer procedurat e nevojshme për këtë. Kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, ne si pozitë themi se kjo kërkesë nuk mbështetet në prova. Prokuroria është e lirë pas vendimit të kuvendit, të vijojë hetimet, që kanë vetëm 72 orë që kanë nisur. Ne e garantojmë prokurorinë që t’i shkojë deri në fund të të vërtetës. Edhe Tahiri pranoi të ishte në dispozicion të hetimit për çdo gjë,” tha Manja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here