Kryemadhi: Mazhoranca sot votoi pro-narko qeverisjes,Rama nuk e do Reformen per Drejtesi

0
964

Në një deklaratë për shtyp Monika Kryemadhi, tha se mazhoranca sot votoi pro-narko qeverisjes pas shtyrjes së vendimit nga Këshilli i Mandatave për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

 

 

Kryetarja e LSI akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai nuk e do Refomën për Dretjësi, e cila sipas saj është e vetmja që mund t’i sjellë drejtësi shqiptarëve.

“Ai nuk mund të pretendojë se ka vullnet për të bërë reformën në drejtësi kur nuk i heq imunitetin pagatorit të tij,” tha Kryemadhi.

“Grushti i shteti i cili ka një qëllim, krijimin e hapësirave të trafikut të drogës që drejtohen nga qeveria. Mazhoranca votoi pro-narko qeverisjes. Për herë të parë u bllokua Prokuria për të vazhduar hetimet. Narko-qeverisja nuk ka hezituar të arrestojë qytetarët për shkelje të vogla, tani shkel rregullat në mënyrë flagrante për njeriun e vet. Pa u bërë Vettingu në politikë nuk mund të ketë drejtësi për shqiptarët. Rama është peng i krimit dhe i bandave, por dhe i frikës dhe kërcënimeve. Zbardhja e kësaj çëeshtje të rëndë, do të nxjerrë fakte më të rënda për të afërmit dhe njerëzit e Ramës. Ai nuk mund të pretendojë se ka vullnet për të bërë reformën në drejtësi kur nuk i heq imunitetin pagatorit të tij,” u shpreh kryetarja e LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here