Muzeu Kombetar i Fotografise/Ekspozita me fotografi “Urtësi, sot e mot”

0
1134

Artistja shqiptaro britanike Lala Meredith-Vula çeli në Muzeun Kombëtar të Fotografisë në Shkodër ekspozitën me me fotografi “Urtësi, sot e mot” ku përmes imazheve në celuloid sjell dy realitete aktuale për Shqipërinë e 2017. Punimet e ekspozuara janë shkëputur nga seritë përfaqësuese “Kujtese gjaku” dhe “Mullarët”.

Më 4 Majin e 1990-es në Vranjec të Kosovës u shkrep kjo fotografi që qëndron në ball të ekspozitës “Urtësi sot e mot”, e cila solli në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, artisten shqiptaro-britanike Lala Meredith-Vula.

Ajo sjell dy realitete të prekshme, të cilat edhe sot janë aktuale në Shqipërine e 2017-es.

Pajtimi i gjaqeve nën drejtimin e folkloristit dhe studjuesit Anton Çeta ka qenë për të një prej përvojave të paharrueshme në jetë dhe frymëzimi tjetër ishin mullarët në oborret e shtëpive të fshatit.

Vula nuk e di se në Shqipëri fenomeni i gjakmarrjes, ndryshe nga Kosova i ka plagët e hapura, por ajo ka një këshillë.

Lala Meridith Vula: At që mundesh me e falë është shumë e madhe, tregon që je njerëzor, ka shumë domethënie.

Për drejtorin e Muzeut Luçjan Bedeni, kjo ekspozitë mbyll aktivitetet e këtij viti, por kenaqësia e të pasurit artistë të këtij kalibri është edhe frymëzim për të punuar me të tilla ritme.

Ekspozita me dy seritë përfaqësuese, “Kujtese gjaku” dhe “Mullaret” erdhi e kuruar nga Monika Szewczyk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here