Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve

0
1195

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve ku po diskutohej për çështjen “Tahiri”, anëtari i Partisë Demokratike në këtë këshill, Nasip Naço tha se u arrit në dy përfundime të kundërta.

 

 

Sipas tij, varianti i parë ishte i opozitës që kërkonte pranimin e autorizimit për arrestimin e Tahirit ndërsa varianti i dytë është ai i pozitës që kërkon kontrollin personal e të banesës së Tahirit.

“Këshilli hodhi në votim, varianti u pranua nga 5 deputetë, ndërsa 5 deputetë të PS votuan për kontroll të banesës e personal duke përjashtuar kërkesën e arrestimit,” tha Naço.

Cila do pranohet?

“Do jetë Kuvendi ai që do vendosë me votë, shpresoj që ata të pranojnë kërkesën e Prokurorisë. Në seancën e së mërkurës do të vendoset,” tha Naço.

Pas tij foli edhe anëtari tjetër i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se ky shtet është kapur nga mafia dhe nuk pranon kurrsesi arrestimin e Tahirit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here