“Urtesi sot e mot ne Marubi”

0
1083

Ekspozita e Shqiptaro – Anglezes Lala Meredith Vula

Në 4 Majin e 1990-es në Vranjec të Kosovës shkrepi një prej fotografive që qëndronte në ball të ekspozitës “Urtësi sot e mot”, e cila solli në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, artisten shqiptaro-angleze Lala Meredith-Vula. Ajo sjell dy realitete të prekshme, të cilat edhe sot janë aktuale në Shqipërine e 2017-es. Pajtimi i gjaqeve nën drejtimin e folkloristit dhe studjuesit Anton Çeta ka qenë për të një prej përvojave të paharrueshme në jetë dhe frymëzimi tjetër ishin mullarët në oborret e shtëpive të fshatit. Në këto forma agrare, ajo dëshironte të rilidhej me atdheun e saj, pasi përfaqësonin shumë. Ato beheshin nga njeriu, mirëpo janë me material të natyrës dhe përbënin një binom interesant për syrin e fotografes.

Vula nuk e di se në Shqipëri fenomeni i gjakmarrjes, ndryshe nga Kosova i ka plagët e hapura, por ajo ka një këshillë.

Për drejtorin e muzeut Luçjan Bedeni, kjo ekspozitë mbyll aktivitetet e këtij viti, por kenaqësia e të pasurit artistë të këtij kalibri është edhe frymëzim për të punuar me të tilla ritme.

Ekspozita me dy seritë përfaqësuese, “Kujtese gjaku” dhe “Mullaret” erdhi e kuruar nga Monika Szeëczyk një ndër më të mirat sot në fushën e artit bashkëkohor. Përzgjedhja e fotografive nga këto dy punë janë ekspozuar në Athinë dhe Kassel, në kuadër të ekspozitës ndërkombëtare documenta 14.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here