Çështja ‘Tahiri’, Vasili thirrje Ramës: Ke afat deri të mërkurën për të vendosur drejtësi!

0
1058

TIRANE- Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në emër të forcës së tij politike i ka lënë afat deri të mërkurën kryeministrit Edi Rama që të vendos drejtësi sa i takon çështjes që lidhet me heqjen e imunitetit dhe arrestimin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit i implikuar në disa përgjime mes trafikantëve të drogës të grupit ‘Habilaj’.

“Njëkohësisht do të doja dhe prisja nga ky kryeministër, frikacak, që të vinte të kërkonte vet që t’i heqej imunitetit dhe të vendosej para drejtësisë. Nuk e kuptoj vonesën e drejtësise, për të hetuar deklaratën e Ramës, që policia të flakte kapelet dhe të bëhej njësh me partinë. Kam shpresën që prokuroria nuk do t’i mbyll më sytë dhe do lëviz. Dhe është momenti për të lëvizur. Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo të vendoset me drejtësinë. Gjithçka ka bërë, gjithçka ka thënë janë fjalë”, tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here