Cilat do te jene dy raportet per ceshtjen “Tahiri”? Kur do te paraqiten?

0
1092

Në seancën parlamentare ditën e mërkurë, mazhoranca dhe opozita do të paraqisin dy raportë të veçanta atë të socialistëve që janë kundër arrestimit të ish-ministrit Tahiri edhe demokratët, për të cilët provat e paraqitura deri më tani nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë të mjaftueshme për ta implikuar ish-ministrin dhe deputetin me grupin e “Habilajve”.

Ka nisur puna për hartimin e të dy raporteve nga palët përkatëse, të cilët janë bazuar mbi provat e prokurorëvem që janë bërë publike për të gjithë mediat, por edhe nga provat që janë paraqitur vetëm në “Këshillin e Mandateve” që përbëjnë një “sekret hetimor.”

Të dy palët mazhoranca dhe opozita kanë kohë deri të hënën në orën 14, për të dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Kuvend këto raporte të cilat do të çohen në Kuvend para seancës parlamentare të së mërkurës.

Fillimisht fjalën do ta marrë deputeti Saimir Tahiri i cili do të japë shpjegime ose do të përgjigjet për deputetët por votimi për raportin do të jetë i fshehtë dhe nuk do të ketë diskutime rreth kësaj çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here