Bercaj: Askush nuk ka mberritur per te analizuar ndotjen

Ndonese ka rreth një javë që autoritetet janë njoftuar për ndotjen e Knalles me lende të rrezikshme deri më tani asnjë masë nuk është  marrë qoftë edhe për të bërë analizat për të zbuluar llojin e lendes që është derdhur apo edhe shkallen e rrezikut të saj.
Besnik Bercaj, një biznesmen që ka investuar mijera euro në këtë kenet thotë se demet  janë shumë të medha. Ai është i licensuar për shfrytezimin e kësaj knete por që në nisje të investimit të tij ka marrë nje goditje të madhë dukë i demtuar seriozisht punen.

Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit në Lezhë bënë të ditur se gjatë ditës së henë do vijnë specialistë të Ministrisë së Mjedisit për të inspektuar Knallen, ku do të merren edhe kampjon për tu derguar me pas në laborator për analiza të specializuara që pritet të nxjerrin edhe llojin e ndotjes dhe shkallen e rrezikut që ka në kete zonë.

LEAVE A REPLY