Rama u kujton vettingun: Nuk do shpëtojë njeri, as ata policë që janë pasuruar

0
1414

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i pranishëm në një takim me punonjës të Policisë së Shtetit paralajmëroi vetting edhe për uniformat blu. Ai paralajmëroi se askush që ka lidhje me krimin nuk do shpëtojë. Mes të tjerash ai theksoi se në ‘sitë’ do kalojnë edhe ata punonjës që kanë pasuri të pajustifikueshme.

“Krimi ka arritur të korruptojë punonjës policie, njerëz në polici. Dhe unë i përshëndes dhe inkurajojë masat radikale nëse sot Policia zbulon parcelën me kanabis në Rians, e gjithë zinxhiri aty duhet të shkarkohet nga aty. I gjithë zinxhiri, sepse është e pamundur të justifikohet një prani e tillë në një fazë finale të operacionit ku një muaj janë zgjatur fluturimet me financim nga KE pasi partnerët tanë nuk arritën të bindeshin nga çrrënjosja e kanabisit. Ishte një teori që ndoshta duhet ta shtymë për tetorin për të parë deri në fund se është një bimë tjetër, ku di unë. Bukur shumë, për pak ditë mbaron operacioni. Kjo çrrënjosje erdhi nga 4 vjet luftë. Lufta me krimin nuk është një veprimtari që mund ta bëjë dikush në televizor e as unë në zyrë. Është ndeshje, nuk fitohet në tavolinë. Je ti është dhe kundërshtari. Janë forcat e tua, janë edhe të tijat. Disavantazhi krijohet siç jemi mësuar ta shohim nga blerja e lojtarit. Plani kombëtar ishte sintezë e një eksperiencë dhe qartësi për të dhënë grabitjen finale. Tani unë s’dua të bëj spekulime por ka ndonjë njeri të arsyeshëm që thotë se ça do të thotë kjo gjendja finale; do të thotë mbyllja me forcë e një tregu shumë tërheqës. E kemi lajmëruar qysh në korrik për ti shkuar tani pas jo më rrënjëve, por rrjeteve të pasuruara me to. Dhe pasuritë e tyre është operacionale. Kjo do të vazhdojë kundër elementeve kriminale, kundër elementeve të inkriminuar në policisë e shtetit. Nuk do shpëtojë njeri. Nuk do shpëtojë asnjë punonjës policie që gjithë jetën ka punuar në polici dhe ka pasuri të pajustifikueshëm. Nuk do shpëtojë. Vettingu në Polici është për të dalluar të njomët nga të thatët.”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here