Sekuestrohet drogë në thellësinë e një tuneli, 7 persona të arrestuar

0
1445

Policia e Tiranës ka goditur një grup që merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Drejtori i Drejtorise Vendore te Policise Tirane Ardi Veliu tha se Operacioni i koduar “Muzgu” është zhvilluar në Pyllin e Zenelajve ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, duke sekuestruar 220 bimë kanabis dhe 146 kg lëndë narkotike kanabis të fshehur në thellësinë e një tuneli. Blutë e Tiranës arrestuan 7 persona, ndërsa 10 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Mes të arrestuarve, 3 prej tyre janë organizatorë, ndërsa 4 janë ndihmës.

Të arrestuarit janë:

1- Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
2- Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
3- Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
4- Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
5- Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
6- Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
7-Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës

Personat që janë proceduar janë të punësuar nga shtetasit e ndaluar nga Shërbimet e Policisë, me qëllimin e punimit të parcelës dhe përpunimit të bimës së dyshuar narkotike dhe përgatitjes për tregtim përkundrejt përfitimit të shumave monetare.

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar:

  • 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
  • 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
  • Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve
  • 25 aparate të ndryshme telefonike

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim I lëndëve narkotike” dhe “Mos kallzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhje e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton edhe qytetarët të telefonojnë në numrin 112 kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here