Shkoder, grabiti me dhune dy gra, arrestohet 27 vjecari (emri)

0
5550

 

Shkodër

Dokumentohen dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës

Arrestohet një shtetas si autor i këtyre ngjarjeve

Më datë 21.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të provave ligjore u arrestua shtetasi:

Kolë Prroni, 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autor i ngjarjes të ndodhur, me datë 01.10.2017 në lagjen “Vasil Shanto” ku i ka vjedhur me forcë nga qafa një varëse floriri shtetases L. P.

Gjithashtu dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur me datë 16.10.2017 në lagjen “Vojo Kushi” ku i ka vjedhur me dhunë nga qafa një varëse floriri shtetases D. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2  i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here