Fondi i OKB per Shqiperine,110 mln dollare

0
983

Organizata e Kombeve të Bashkuara disburson një fond prej 110 milionë dollarësh për Shqipërinë, në një program 5 vjeçar, ndërsa për vitin 2017 fondi është 23 mln dollarë. Shifrën e bëri të ditur Brian Williams, Koordinator i OKB resident në Shqipëri.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Brian Williams tha se 6 janë donatorët kryesore, BE,  Zvicra, Fondi Mjedisor Global, Suedia, qeveria shqiptare dhe Italia.

Brian Williams: Kemi një program 5 vjeçar, e gjitha familja e OKB që është nëgociuar me qeverinë shqiptarë 2017-2021 dhe kemi 110 mln dollarë apo 20 mln dollarë në vit. Nga kjo sasi 35% është siguruar aktualisht. Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme të larta kështu që nga perspektiva jonë nuk është një nga vendet më në nevojë. Ndaj jemi të prirur që të vendosim partneritet me qeverinë shqiptare dhe me partnerët që janë resident këtu. Për 2017 buxheti unë është rreth 23 mln dollarë, ndërkohë që 6 mbështetësit më të mëdhenj për këtë vit janë BE,  Zvicra, Fondi Mjedisor Global, Suedia, qeveria shqiptare dhe Italia.

I pyetur sesi monitorhen këtë fonde në vendin tonë, Brian Williams tha:

“Monitorimi është një pjesë e madhe që asaj që ne bëjmë, kemi një qasje të menaxhimit bazuar në rezultate. Kështu që për secilin program kemi një target  të specifikuar dhe një tregues që përpiqemi ti gjurmojmë. Kemi Komitetet Drejtuese të Projekteve që bëjnë bashkë jo vetëm pjesëtarë të komiteteve por edhe të partnerëve që punojnë dhe sjellin fondet. Bëjmë raportet, pra jemi në monitorim të vazhdueshë. Gjithashtu 2-3 herë në vit zhvillojmë takime të nivelit të lartë, të nivelit ministror që të shohim dhe të jemi në drejtimin e duhur nëse dicka nuk shkon.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here