INSTAT – Për 9 muaj në Shqipëri kanë hyrë 4.2 milionë persona të huaj

0
1293

Instituti i Statistikave ka publikuar lëvizjet e shtetasve shqiptare dhe të huaj në Shqipëri, për muajin shtator.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2017 është 852.743. Krahasuar me Shtator 2016, ky tregues rezulton me rritje 8,8 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 459.168, krahasuar me Shtator 2016, ky numër është rritur me 12,9 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në nëntëmujorin e 2017 është 4.224.683, duke u rritur me 5,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Në Shtator 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 115,8 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga SHBA me 21,8 %.

Në nëntëmujorin e 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, rritja më e madhe e hyrjeve ka ardhur nga Polonia me 65,6 % dhe rënie kanë patur vetëm hyrjet nga Kosova me 22,1 %.

Krahasuar me Shtator 2016, ky numër është rritur 6,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në nëntëmujorin e 2017 është 3.937.855, duke u rritur 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në muajin Shtator 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 79,1 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 13,3% dhe detare zënë 7,6 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here