Lorik Cana në gjurmët e Igli Tares: Është busulla jonë

0
991

Në një intervistë për emisionin “Zona Gol” në SuperSport, Lorik Cana, foli për emocionet e lamtumirës së futbollit në një ndeshje të veçantë, siç ishte ajo mes Marsejës dhe PSG, pasi ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka luajtur për të dyja skuadrat e mëdha franceze.

“Unë kam luajtur për të dyja këto skuadra dhe ruaj kujtime shumë të mira. Kam qenë fillimisht pjesë e PSG, ku fitova Kupën e Francës dhe iu afrova shumë edhe titullit kampion. Edhe te Marseja kam qenë shumë pranë fitimit të kampionatit.”

I tërhequr nga futbolli i luajtur, dëshira e Canës është të ketë një rol drejtuesi te ndonjë skuadër e rëndësishme, pse jo edhe të Marseja.

“Do të ishte diçka e bukur, pse jo. Po të më jepet mundësia, do ta bëj më kënaqësi. Shembulli më i mirë për ne është Igli Tare, si drejtor sportive i Lazios. Është një lloj “busulle” për të gjithë futbollistët e Kombëtares Shqiptare, që dëshirojnë të punojnë në pozicione drejtuese”, tha Cana.

Por, a do të ndjekë Bojkeni, djali i Lorikut, gjurmët e babait?

“Më shumë se me këmbë i pëlqen ta kapë topin më duar. Dëshira ime është të bëhet një tenist profesionist dhe të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”, përfundoi Cana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here