Thursday, June 20, 2024
HomePolitikëRama: Boll e kam bërë avokatin e Tahirit. Uroj të mos e...

Rama: Boll e kam bërë avokatin e Tahirit. Uroj të mos e kem pishman

-

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS.

Pike e pare e rendit te dites eshte qendrimi i Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Renda lidhur me deputetin Saimir Tahiri.

Sot nuk më mjafton dot përgjigjja e Tahirit. E kam të pamundur të mjaftohem me përgjigjen e tij

Do të ishte zhgënjimi më i rëndë dhe mësimi më i hidhur nëse do të zbuloj se pas kësaj historie Saimir Tahiri do të ishte ai që unë njoh por një vemie që turpëron fjalën njeri. Kushdo të mendojë ç’të dojë. Nuk më intereson. Për mua nga momenti i parë sot e deri kur të dalë e vërteta nuk ka rëndësi asgjë tjetër veç përgjigjes së pyetjes: A është i pafajshëm Saimir Tahiri?

Boll e kam bërë avokatin e Saimir Tahirit për 4 vjet në gjyqet politike e mediatike. E kam bërë me vetëdije të plotë pa dyshuar kurrë në integritetin e tij, e kam bërë me pasionin për të ndryshuar Shqipërinë. 

Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri.

‘Pas prindërve, i pari që dua të besoj pafajësinë e Saimirit jam unë’

Rama: Në Shqipëri pas prindërve të tij vjen i pari një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e Saimirit, jam unë.Por ndryshe nga nëna dhe babai i Saimirit unë nuk jam prindi i tij edhe pse qysh se u bëra Kryeministër edhe tim bir e kam pas në komunikim pak herë në muaj ndërsa me Ministrin e Brendshëm kam komunikuar disa herë në ditë.

 

Ndërkohë të mërkurën do të mblidhet seanca plenare, ku pritet të hidhen në votim dy raportet, një nga opozita dhe tjetra nga mazhoranca pas votimit në Këshillin e Mandateve.

Mazhoranca ka autorizuar prokurorinë vetëm për kontrollin personal dhe të banesës së zotit Tahiri, nga ana tjetër opozita ka mbështetur të plotë kërkesën e Kriemeve të Rënda për arrestimin e Tahirit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts