Saimir Tahiri përjashtohet nga Partia Socialiste, Rama: Do rikthehet kur të zbardhet e vërteta

0
2300

TIRANE– Saimir Tahiri nuk do të jetë deputet i Partisë Socialiste deri në përfundim të hetimeve për të. Këtë e ka shprehur kryeminsitri Rama në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

“Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të partisë Socialiste dhe jashtë grupit parlamentar të partisë socialiste”

“Ne duam drejtësi, ata duan atë që kanë dashur gjithmonë, tollovi. Unë e dua Saimirin, por sot më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Si përfundim, për të shkuar te e vërteta, Saimir Tahiri nuk mundet kurrsesi të linçohet në një burgosje, që në këto kusht ka vetëm qëllime të poshtra, por duhet gjithsesi të hetohet me të gjitha mundësitë shtrënguese që parashikon Kodi Penal. Dhe deri kur e vërteta të dalë, ne do të vigjilojmë mbi procesin vetëm në aspektin e garancive kushtetuese ligjore siç kemi bërë deri tani dhe siç do të bëjmë për këdo që drejtësia e re do të sjellë këtu në këtë parlament. Por në asnjë mënyrë nuk do të përzihemi politikisht në këtë proces si mbrojtës të Saimir Tahirit, nga unë më i pari, te të gjithë të tjerët. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të bërë detyrat e mëdha që kemi për të qeverisur Shqipërinë”, u shpreh kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here