Dorian Dokaj, kampion ballkani në Taekwondo

0
1233

 

Trajneri Puka i kënaqur me suksesin e arritur nga kuqeblute

Shkodra nxjerr një tjetër kampion Ballkani. Ky është Dorian Dokaj, i cili në Kampionatin Ballkanik të Arteve Marciale të Miksuara organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, triumfoi mbi të gjithë konkurentët e tij. I shoqëruar nga trajneri i tij i Vllaznisë, Elion Puka ka konkuruar në peshen deri në 84 kg. Një sukses ky i merituar për sportistin e Vllaznisë të Taekwondo-së që e ka bazen patjetër edhe tek puna profesionale e trajnerit Puka.

 

Krahas deklaratave për suksesin e kampionit të Ballkanit Dorian Dokaj, trajneri Puka paraqiti edhe një pjesë të punës që bëhet me elementin e ri, që sipas tij në palestren ku ai drejton sterviten fëmijë dhe të rinjë me shumë përspektivë që shumë shpejt do të jenë në nivelet e kampionit të Ballkanit, Dorian Dokaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here