Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka mbikëqyrur vetë provimin e kandidatëve që pritet të zënë një vend pune pranë kërij institucioni.
Por nuk është mjaftuar vetëm me mbikqyrjen. Lame është siguruar që asnjë prej tyre të mos kishte komunikim me jashtë apo edhe të kopjojë, duke ndjekur kështu ca rregulla strikte të një profesori të devotshëm.
Para testimit, Kreu i ALUIZNI-t, Lame u ka kërkuar të gjithë konkurrentëve që të dorëzonin telefonat dhe çantat, për të shmangur kështu mundësi komunikimi apo pse jo edhe kopjimit.
“Dje, në konkursin për punonjësit e rinj të ALUIZNI-t. Suksese të gjithëve”, – shkruan drejtori Lame.