Mbi domosdoshmërinë e ndërgjegjësimit social të shqiptarëve

0
893
 Nga: Enver Robelli

Qytetari i mesëm shqiptar nuk është më pak i ndershëm se çdo qytetar tjetër ballkanas, por menjëherë pasi i ngarkohet një post zyrtar, shumicës së shqiptarëve të kohës së Zogut u dukej se ata ishin veshur me këtë pushtet me të drejtën për të vjedhur arkën e shtetit. Sidoqoftë, duhet nënvizuar se të paktë ishin ata nëpunës që arrinin të kuptonin se me këtë veprim ata dëmtonin kryesisht Shqipërinë, pasi korrupsioni ishte një praktikë e pranuar gjerësisht. Ndërgjegjësimi social në Shqipëri ishte diçka tepër e rrallë». Këto fjalë gjenden në librin «Rruga e Shqipërisë drejt lirisë» të autorit anglez Vandeleur Robinson. Libri u botua në vitin e largët 1941, por porosia e shkrimtarit anglez tingëllon si të ishte shkruar sot, në vitin 2017.

Në zgjedhjet e së dielës Kosova as për së afërmi nuk u shkëput nga një fatalitet që e shoqëron që nga çlirimi: bashkëjetesën me figura e parti të korruptuara. Si është e mundur të marrin vota biznesmenë që pasurinë e kanë krijuar në botën gjysmëlegale? Si është e mundur që të fitojnë besimin e qytetarëve kandidatë të partive që kanë rrjepur komuna të Kosovës duke keqpërdorur pasurinë publike me kryetarë të dënuar? Si është e mundur që garës për anëtar të Kuvendit Komunal t’i futen edhe njerëz që kanë vjedhur vota? Si është e mundur të korrin sukses kryetarë komunash që sundojnë si pashallarë lokalë, duke ndarë poste publike për rrjetin e tyre nepotist? Si është e mundur të ketë kandidatë për kryetarë të komunës, të cilët nga avioni shiheshin se po garojnë kundër vullnetit të tyre?

Me sa duket shoqëria kosovare ende nuk është ndërgjegjësuar në aspektin social. Pa këtë ndërgjegjësim kjo shoqëri edhe më tutje do të vazhdojë të bashkëjetojë me politikanë që keqpërdorin buxhetin, resurset shoqërore, pushtetin, postet. Pa këtë ndërgjegjësim edhe më tutje do të tolerohen politikanë që sapo të futen në zyra qeveritare blejnë telefona të shtrenjtë deri në 700 euro. Që nga zgjedhja e qeverisë së re nga buxheti janë djegur afër shtatë mijë euro për telefona mobilë. Gati 60 milionë euro u janë falur biznesmenëve të papërgjegjshëm, të cilët këto para ia kishin borxh shtetit. Pa ndëshkimin e kësaj strukture me votë, ndryshimet pozitive mbeten larg, një dëshirë që zhduket diku në horizont.

Të gjithë, pa dallim, i madh e i vogël, në Kosovë flasin për murtajën e korrupsionit, por në zgjedhje prapë gati gjysma e votave shkon në kazanin e partive që e kanë sjellë Kosovën buzë kolapsit dhe kështu ua kanë bërë jetën ferr qytetarëve. Jo rastësisht viteve të fundit mbi 100 mijë banorë të Kosovës kanë braktisur vatrat e tyre në kërkim të një jetë me dinjitet në Perëndim. Shumë njerëz nuk presin asgjë nga politika dhe kanë vetëm një shpresë: të largohen sapo të hiqen vizat e Schengenit, pa e kuptuar se liberalizimi i vizave mundëson vetëm një qëndrim tremujor në shtetet e Schengenit, pa të drejtë pune.

Ka vetëm një rrugë që Kosovës, si çdo vendi në tranzicion, t’i kthehet shpresa: zgjedhja në poste publike e njerëzve që si zyrtarë shteti janë të gatshëm t’u shërbejnë qytetarëve dhe të luftojnë pa kompromis të keqen. Kjo aq sa vlen për Kosovën, vlen edhe për trevat shqiptare në Maqedoni e Luginë të Preshevës, por edhe për Shqipërinë. «Rasti Tahiri» në Tiranë këto ditë po tregon se reforma për drejtësi, sundimi i ligjit, qeverisja me duar të pastra janë të pranueshme vetëm nëse ato nuk e tangojnë partinë në pushtet. Kështu ka vepruar edhe qeveria e mëparshme që drejtohej nga opozita e sotme në Tiranë.

Nuk është se s’kanë miratuar ligje të mira parlamentet në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Ato shpesh janë miratuar në trysninë e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian. Problemi qëndron te refuzimi i qeverive për zbatimin e ligjeve. Zbatimi i ligjit do të krijonte një raport krejtësisht të ri të qytetarit me administratën shtetërore. Qytetari nuk do ta shikonte atë si diçka armiqësore, të cilën duhet vjedhur, mashtruar, sabotuar apo injoruar.

Në anën tjetër edhe zyrtarët e shtetit, duke parë vendosmërinë e sistemit gjyqësor për të goditur të keqen, do të ndërgjegjësoheshin se veshja me pushtet nuk u jep të drejtë «për të vjedhur arkën e shtetit», siç shkruante Vandeleur Robinson. Keqpërdorimi masiv e topit edhe shpatën më të mprehtë. Andaj shoqëria duhet të ketë përherë një masë kritike, e cila është vigjilente dhe nuk lejon topitjen e shpatës, në këtë rast fuqinë e ligjit dhe të zbatuesve të saj. Po deshën qytetarët mund ta marrin këtë edhe si porosi për raundin e dy

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here