PD i rrëzon provën Tahirit: Me 1800 faqe të aktakuzës ai duhet të ishte në burg, prokuroria e Katanias…

0
969

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish-ministri Tahiri mesditën e sotme, ku publikoi një dokument të Prokurorisë së Katanias, sipas së cilës ai nuk ishte në hetim nga autoritetet italiane.

Por Alibeaj në një deklaratë për mediat, tha se ky dokument, të cilin Tahiri e konsideron provë, nuk qëndron; pasi sipas tij, autoritetet e Katanias nuk kanë për detyrë të hetojnë një ministër apo ish-ministër shqiptar. Deputeti demokrat tha se ky hetim është detyrë dhe juridiksion i prokurorisë shqiptare.

Alibeaj u shpreh se Rama dhe Tahiri po pengojnë drejtësinë, duke mos marrë në konsideratë aktakuzën me 1800 faqe.

“Dokumenti që tundi sot Tahiri nuk i duhet askujt. Mund të tundet për njerëzit e oborrit të tij jo për njëri tjetër. Katania arrestoi Habilajt dhe po kërkon anëtarët e tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Itali. Nuk heton prokuroria italiane ministrin shqiptar. Këtë e bën prokuroria shqiptare. Dhe me 1800 faqe të aktakuzës ai duhet të ishte në burg.

Por Rama dhe Tahiri po e përtojnë këtë hetim, duke mos pranuar akt-akuzën e saj. Çdo person me këto fakte do të ishte sot në burg, por Tahiri jo. Jo sepse ka mbrojtjen e Ramës. Arsyet pse e mbron Rama tashmë janë të qartë për këdo. Faktet janë që Rama është i kapur, se Tahiri e ka kërcënuar se nëse arrestohet do të nxirrte faktet që ka për kryeministrin dhe familjarët e tij. Rama jo vetëm nuk pranoi arrestimin e Tahirit, por i është turrur drejtësisë.

Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin atë me akuzat e prokurorisë”, u shpreh deputeti demokrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here