Përgjimi 12/ ‘Ki kujdes, mos komuniko’, kush është femra që i jepte udhëzime bandës së Habilajve

0
1404

Të tjera përgjime janë zbardhur në automjetin që ngisnin Habilajt e bashkëpunëtorët e tij. Duke qenë se kishin dyshime se mund të përgjoheshin, shpesh trafikantët e drogës përdornin fjalë kode për të mos u kuptuar nga policia, megjithatë ata nuk mundën t’i shpëtonin autoriteteve italiane.

Një prej të implikuarve Maridian Sulaj merrte nga Brunilda Alikaj, këshilla se si të shmangte zbulimin nga ana e telefonit celular, raporton BalkanWeb. Brunilda Alikaj ka luajtur një rol kyç në ndihmën që i jepte bandës së Moisi Habilajt në trafikun e drogës në Itali.

Ajo rezulton të jetë eksperte telekomunikacioni dhe në një rast udhëzon bashkëpunëtorin e Moisi Habilajt, Maridian Sulajn, që të tregohet i kujdesshëm me përdorimin e telefonit, sidomos në Itali. Alikaj shërbente si ndërmjetëse mes Moisi Habilajt dhe Maridian Sulajt, në mënyrë që këta të dy të mos kishin komunikim të drejtpërdrejtë, pasi kishin dyshimin që ishin nën përgjim.

Në bordin e makinës BMW, në pronësi të Maridian Sulajt

Data 16.01.2017, Brunilda udhëzon Maridianin të jetë shumë i kujdesshëm me telefonin. Në orën 20:06:57, Maridiani propozoi marrjen e disa telefonave:

Maridian : Ok, por ato që përdorim ne nuk ka arsye pse të kemi probleme (flet për telefonat)

Brunilda : Jo

Maridian : Po çon mesazh?

Brunilda : Jo!

Maridian : Ai nuk e di kush jam unë?

Brunilda : Jo jo, fare!

Maridian : Po vendndodhjen arrin ta gjejë? Pra që ky telefon rri në shtëpinë time…?

Brunilda : I arrin.. Hidhe.. Lëre të fundit dhe hidhe…

Maridian : Ta hedh?

Brunilda : Po hidhe… pak numra janë…?

Maridian : Jo… telefonin e lë në shtëpi

Brunilda : Kuptoj

Maridian : A e dinë që ky telefon është në këtë rrugë, në këtë vend?

Brunilda : Po i shkon…

Maridian : Akoma…?

Brunilda : Po prandaj po të them, ki kujdes, mos komuniko, mbaje në makinë,në makinë poshtë, sinjalin e kap antena…

Maridian : Akoma me atë…

Brunilda : Por nuk mund ta marrë vesh se kush është…

Maridian : Po, e vërtetë sepse janë shumë hyrje…

asdfhjh

(e.f/BalkanWeb)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here